Moviola e Laçi-Kamza / Mungojnë 2 penallti, i kuqi ishte pasojë e gabimit të gjyqtarit (VIDEO)

Gabimet e njëpasnjëshme në disa ndeshje delikate janë shoqëruar pa ndëshkime e masa disiplinore për gjyqtarin Ardian Beiqri, i cili i frikësuar nga gafa e pak ditëve më parë kur dha një penallti qesharake për Teutën, sot nuk dha dy të tilla në duelin Laçi-Kamza.

Por gabimet e tij fillojnë që në minutat e para dhe në një farë mënyre kushtëzojnë ndeshjen. AI jep një faull të paqenë që në minutën e 18 dhe që aty fillon gjithçka. Te protestat e fuallie në fjalë, Frashëri e tepron me reagimin e tij dhe ndëshkohet me kartonin e kuq. Vendim i drejtë i gjyqtarrit por ishte nëj reagim që kishte zanafillën te interpretimi i gabuar i tij, duke kushtëzuar skuadrën e Kamzës në vijimësinë e ndeshjes.

Në rezultatin 0-0, në fillimin e pjesës së dytë, Shtubina rrëzohet në zonë pas kontaktit me dy futbollistë kundërshtarë. Duhej të ishte penallti, por Beqiri bën shenjë që loja të vazhdojë.

Pak minuta më vonë, është Plaku që rrëzohet në mënyrë të parregullt në zonën e Laçit. Gjyqtari sinjalizon përsëri që loja të vazhdojë, duke gabuar një tjetër interpretim në rastin e penalltive.

/vipsport.al/