Mjafton një super Çani, Partizani hakmerret me Flamurtarin dhe afron Europën (VIDEO)

Në “Selman Stërmasi” është luajtur ndeshja më e rëndësishme e javës së 26-të, ajo mes Partizanit dhe Flamurtarit, që ka përfunduar me fitoren e vendasëve në shifrat 1-0.

Ky takim ishte i rëndësishëm jo vetëm për historikun e përballjeve të skuadrave mes tyre, por edhe për objektivat e tyre. Në “finalen e parakohshme” të mbijetesës, ka vendosur Edgar Çani. Sulmuesi i Partizanit ka hyrë në minutën e 45-të në fushën e lojës, duke vendosur fatet e takimit.

Pavarësisht tentativave të futbollistëve të Flamurtarit për të barazuar rezultatin, vlonjatët marrin një tjetër humbje duke dëshmuar momentin e keq në kampionat pasi renditen në vendin e 6-të. Ndërsa Partizani pas fitores 1-0 në këtë ndeshje, renditet në vendin e 4-të, vetëm një hap larg Europës.

90’+4′ Përfundon takimi. Partizani-Flamurtari 1-0.

90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 4 minuta shtesë.

82′ Kardozo humbet një rast flagrant i vetëm përballë Salit, teksa nuk arrin të godas në kuadrat.

78′ Flamutari rrezikon me një top të gjatë në drejtim të Alvesh, por Hoxha rrezikon duke dalë nga zona e tij dhe mbyllur gjithçka.

77′ Ndëshkohet me karton të verdhë Zuka për ndërhyrjen ndaj Trashit.

76′ Krosimi i rrezikshëm nga krahu i djathtë nga ana e Zukës, por Danilo Alvesh gabon sërish me konkretizimin.

70′ Batha kërkon të vendosi në vështirësi Salin me një gjuajtje nga distanca, por nuk ka asnjë problem për portierin e Flamurtarit.

68′ Ka sërish zëvendësim te Partizani. Kardozo futet në vendin e Asanit.

60′ Zëvendësim te Partizani. Kamara futet në vendin e Mustës.

54′ Rikthehet Edgar Çani pasi realizon një gol mjaft të bukur me kokë, duke mposhtur portierin Sali dhe duke i dhënë avantazhin Partizanit. Partizani-Flamurtari 1-0.

50′ Moment i rrezikshëm për Partizanin, teksa krosën e bukur nga krahu i majtë, futbollistët nuk e kanë shfrytëzuar për të gjetur avantazhin.

46′ Nis pjesa e dytë. Ka zëvendësim te Partizani, Çani futet në vendin e Bardhit.

45’+1′ Mbyllet e para. Partizani-Flamurtari 0-0.

45′ Përfundojnë 45-minutat e para. Ka 1 minutë shtesë.

42′ Tjetër mundësi e artë për Flamurtarin, teksa Danilo Alvesh gabon përballë Hoxhës, pasi nuk ka devijuar topin drejt rrjetës.

39′ Zuka humbet rastin flagrant për të kaluar në avantazh, teksa godet në mënyrë të gabuar në zonën e Partizanit.

35′ Alvesh ndërrmer një kundërsulm të rrezikshëm në krahun e majtë, por Ibrahimi e ndal në mënyrën e duhur.

27′ Ka sërish kontestime dhe polemika në “Selman Stërmasi”, pasi Hoxhaj ka reklamuar një faull nga ana e Kotobellit, ndërsa futbollisti i Partizanit është lojtari i fundit. Arbitri ndëshkon Hoxhaj për stimulim me kartonin e verdhë.

16′ Veliu është ndëshkuar me karton të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Asanit.

14′ Zhufo kroson bukur në zonë nga krahu i djathtë duke krijuar një moment të rrezikshëm në zonën e Partizanit, por ndal gjithçka Hoxha.

9′ Vendasit i afrohen golit të avantazhit sërish, por këtë herë gjuatjen e Asanit e ndal Batha.

3′ Partizani kërkon një penallti pas rrëzimit të Asanit në zonë, por kryesori lejon vazhdimin e lojës.

2′ Një rast i mirë për Partizanin, teksa pas një topi të gjatë të ardhur bukur nga mesfusha për Prognin, Bardhi godet në afërsi të zonës duke iu afruar golit, por i mungon konkretizimi.

1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë vendasit.

Minutë pas minute

Partizani-Flamurtari 1-0 (Çani 54′)
KV: Veliu 16′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkovic, Kotobelli, Mala, Batha, Trashi, Asani, Bardhi, Progni. Trajner: Klevis Dalipi

Flamurtari: Sali, Deliaj, Pollozhani, Veliu, Musta (Kamara 59′), Sidibe, Useini, Zhufo (Zuka 29′), Hoxhaj, Alves, Busic.
Trajner: Shpëtim Duro

Arbitër: Andi Koçi