Mesfushori shqiptar realizoi super gol në Hollandë, Shalken e tundon Avdijaj

Donis Avdijaj ka realizuar një super gol javën e fundit të kampionatit në Hollandë, duke bërë që drejtuesit e Shalkes të diskutojnë edhe njëherë  për të ardhmen e mesfushorit shqiptar.

Në një prononcim për “Kicker”, drejtori sportiv i Shalkes, Kristian Heidel është shprehur se Donis Avdijaj është duke u ndjekur me vëmendje nga Shalke, ndërsa kontrata e tij me këtë ekip skadon në sezonin e ardhshëm.

“Ne jemi duke e parë nga afër Avdijajn. Tashmë ai është pjesë e skuadrës së Rodës në Hollandë. Por për të dhënë një verdikt përfundimtar rreth të ardhmes së tij, duhet të presim deri në fundin e këtij sezoni”, është shprehur Heidel. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/