Merkato/ Lista e Spallettit, “lind” Interi i së ardhmes

Interi po punon mes të tashmes dhe së ardhmes. Për të tashmen, synim është kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Gjatë këtij kampionati, zikaltërit kanë shfaqur shumë luatje në rezultate. Viti i ri kalendarik e ka përballur Interin me një krizë të thellë, ndonëse për momentin ka arritur të ringjitet në vendin e 4-t në Serinë A.

Trajneri Luciano Spalletti po mendon për përforcimet. Dy të parët tashmë janë bërë publikë. Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez dhe mbrojtësi i Lacios De Vrij do të vishen zikaltër sezonin e ardhshëm.

Asamoah i Juventusit, Barella i Cagliarit dhe Lucas Tousart i Lyon janë tre objektivat e tjerë të Interit për merkaton e verës.

Këta janë emrat që ka piketuar Spalletti për momentin dhe mbi të cilët, siç raporton “Corriere dello Sport”, do të ngrihet Interi i së ardhmes.

 

more recommended stories