Luajnë ndaj Argjentinës, Kutrone komenton Mesin: E kam parë vetëm në “Play Station”

Ylli i ri i Milanit është Patrik Kutrone. Sulmuesi i ri i ka surprizuar të gjithë në Itali, teksa pas golave të shënuar dhe nivelit të treguar në kampionatin italian, kuqezinjtë kanë vendosur rinovimin e kontratës për të.

Sukseset nuk kanë të ndalur për sulmuesin 20-vjeçar, pasi Kutrone do të jetë pjesë e kombëtares së Italisë në takime miqësore që do të zhvillohen ndaj Argjentinës dhe Anglisë. Në prononcimin përpara mediave, Kutrone ka komentuar edhe yllin argjentinas, Lionel Mesi, duke u shprehur se e ka parë këtë të fundit vetëm në “Play Station”.

“Eleminimi nga Suedia na ka dëmtuar të gjithëve, por tashmë duhet të shohim përpara. Tashmë duhet të stërvitem shumë dhe të përmirësohem. Kjo është pika ime fillestare dhe duhet të bëjë gjithmonë e më tepër.

Fakti që kam qënë edhe me të rinjë e Italisë më ka ndihmuar shumë. Mesi? Për mua është një futbollist që e kam parë vetëm në “Play Station”, unë nuk e kam pasur fatin ta shoh në një përballje me të”, është shprehur Kutrone. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/