Lila: Tiranën nuk e mendoja jashtë Superiores, me Kombëtaren përsërisim Europianin e Francës

Pavarësisht ndryshimeve që solli Panuçi me listën kundër Norvegjisë, një nga futbollistët e besuar të teknikut italian që vazhdon prej të ngelet i paprekur në kombëtaren shqiptare, është Andi Lila.

Në një intervistë për “Supersport”, mesfushori i Kombëtares është shprehur se do të tentoj të përsëris suksesin në europianin e Francës, duke komentuar edhe rënien e Tiranës nga Superliga gjatë këtij sezoni.

“Motoja ime është që të punoj çdo ditë për të ngritur figurën time sa më lartë. Objektivi i vetëm është që të arrijmë të përsërisim suksesin e Europianit të Francës”.

Tirana dhe Besa

“Këto janë dy skuadra elitare që i kanë dhënë tonin kampionatit shqiptar. Tiranën nuk e prisja të rrëzohej asnjëherë nga Superiorja, pasi është pasuri kombëtare. Besa ka pasur probleme gjithashtu, por shpresoj që vitin tjetër të bëjë një kampionat të mirë dhe të kthehet t’i jap tonin futbollit shqiptar”.

Problemet në Greqi

“Më të vërtetë që është situatë e ndërlikuar, pasi po lufton Paoku për titull kampion dhe Olimpiakosi e sheh për herë të parë që po i humbet titulli nga duart”, është shprehur Andi Lila. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/