Lika nuk stërvitet me skuadrën, Ze Maria surprizohet në stërvitje

Tirana vazhdon përgatitjet për ndeshjet e radhës në kampionat, duke u stërvitur në kompleksin “Skënder Halili”.

Por me grupin e kësaj skuadre nuk ishte në stërvitjen e sotme Ilion Lika, pasi ka marrë një dëmtim serioz në ndeshjen e fundit ndaj Tomorit. Megjithatë portieri i Tiranës mbetet në pritje të një përgjigje nga vizitat mjekësore, sa i përket rikthimit në fushën e lojës.

Ndërkohë trajneri i bardhebluve, Ze Maria, është surprizuar pasi në stërvitjen e skuadrës kanë qënë të pranishëm edhe disa trajnerë të cilët janë pjesë e kursit UEFA-PRO, për të vëzhguar nga afër përgatitjet e trajnerit brazilian. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/