Legjenda Gentile: Di Biagio trajner i Italisë? Nuk e meriton…

Claudio Gentile del kundër përzgjedhjes së Di Biagios si trajner të Italisë.

Ish-mbrojtësi i Juventusit, kampion bote me Italinë në 1982-shin mendon se Di Biagio nuk e meriton të jetë kë krye të stolit të “axurrëve”.

“Ai ka dështuar me Italinë U-21 kur kishte 6 lojtarë nga ekipi i të rriturve. Madje, në atë kohë deklaroi se kishte ekipin më të mirë të 20 viteve të fundit. Nuk e meriton atë që ka arritur.

Trajnerët e tjerë të Italisë U-21 që kanë marrë drejtimin e Kombëtares së madhe, kanë pasur më parë sukses me Shpresat. Në rastin e Di Biagios nuk ndodhi kështu. Ndoshta si seleksionues mund të jetë i mirë, por jo si trajner.

Tek Italia aktuale janë lojtarë që nuk e meritojnë atë fanellë. Nuk janë më të mirë se ata që dështuan në Eliminatore të Botërorit dhe kjo është shqetësuese”, tha ish-trajneri i Italisë U-21, Gentile.

Gentile vs Maradona