Kukësi triumfon në “Zeqir Ymeri”, Vllaznia e mbyll me 10 lojtarë (video)

Mbyllet ndeshja në Kukës me fitoren 2-0 të Kukësit, falë golave të Shametit, apo autogolit të Berishës, dhe një goli të Musollit. Ka qenë një ndeshje me shumë kartonë dhe me tension, që është zgjidhur nga episodet. Kukësi shkëputet nga Laçi, që e kishte barazuar me pikë, kurse Vllaznia mbetet mjaft e rrezikuar pas kësaj humbjeje.

 

Minutë pas minute

Mbyllet ndeshja, 2-0.

88′ – Sukaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, pasi tenton t’ i vjedhë topin Frashërit nga dora. Hamiti i nxjerr karton e dytë të verdhë dhe e lë skuadrën e tij me 10 vetë.

 

86′ – Kundërsulm shumë i shpejtë i Kukësit me Rrumbullakun, i cili pason për Musollin, por ky i fundit nuk arrin të gjejë Et’hemin.

84′ – Et’hemi ka një mundësi të mirë, pasi futet në zonë, por gjuan keq me të majtën.

79′ – Del Donjet Shkodra te Kukësi, futet në fushë Rustem Hoxha.

78′ – Mysolli dyfishon rezultatin, pas një kundërsulmi të shpejtë nga e djathta dhe pasimit të saktë në zonë pë kosovarin.

 

74′ – Largohet Kalaja te Vllaznia, futet në fushë Gurishta.

72′  – Çinari vepron bukur me topin dhe futet në zonë, por ndërhyn Alla, i cili largon topin.

69′ – Del Ymeraj te Kukësi, futet Et’hemi.

64′ – Ribaj tenton nga distanca, topi shkon pranë portës së Frashërit. Vllaznia pranë golit.

63′ – Sukaj, në dyluftim me Allën, pretendon për një 11-metërsh. Duket se sulmuesi ka të drejtë, por Hamiti vazhdon lojën.

62′ – Ndë rrim te Vllaznia. Del Lika dhe futet Cinari.

 

61′ – Karton i verdhë edhe për Orelesin për një faull taktik në krahun e majtë.

58′ – Shkodra tenton një korridor në zonë për Kale, por nuk është i vëmendshëm braziliani.

53′  – Kale lëviz shpejt nga e majta dhe tenton të krosojë në zonë tokazi, devijon Berisha në korne.

48′ – Kukësi fiton një goditje këndi. Kroson Shkodra, largon topin Mersini.

Nis pjesa e dytë. Nuk ka ndërrime.

45′ – Një top i devijuar shkon në zonë te Sukaj, i cili ka shanin të barazojë, por nuk arrin të gjuajë, duke u ngatërruar me këmbët e veta.

 

44′ – Guri pason shumë bukur në qendër të zonës për Ymerajn, por mbyll korridorin Mersini, i cili vjen me shpejtësi.

40′ – Gilman Lika kroson në zonë nga një goditje dënimi në pozicion ballor, larg me portën, topi devijohet dhe shkon në duart e Frashërit.

38′ – Karton i verdhë edhe për Olsi Gocajn.

34′ – GOOOOL –  Kukësi në avantazh. Shënon Shameti me kokë, pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi, por topi devijohet edhe nga mbrojtësi Berisha.

 

32′ – Kukësi fiton një goditje dënimi në kufijtë e zonës. Protestojnë shkodranët dhe Sukaj e Ribaj ndëshkohen me karton të verdhë.

29′ – Mersini ndërhyn ashpër ndaj një lojtari të Kukësit dhe ndëshkohet me karton të verdhë nga kryesori Hamiti.

24′ – Guri gjuan menjëherë në pozicion ballor me portë, por Sherri arrin të devijojë saktë në korne.

21′ – Krosim i bukur nga e majta dhe Ymeraj i ka të gjitha mundësitë të shënojë, por gjuajtja e tij me kokë është e gabuar. Topi kalon ngjitur me shtyllën.

 

19′ – Gocaj kthen një top të rrezikshëm prapa dhe del me shpejtësi portieri Sherri, i cili largon me forcë.

14′ – Kombinime të bukura të shkodranëve, që mbyllen me gjuajtjen e Gilman Likës, por bllokon mbrojtja.

3′ – Sukaj gjuan me të majtën nga ajshtë zonës, Frashëri nuk arrin ta kontrollojë topin dhe Vllaznia fiton një goditje këndi.

1′ – Nis ndeshja. Vllaznia shkelmon topin e parë. Fusha është e rënduar nga reshjet e shiut.

 

Kukësi-Vllaznia 2-0

Shënues: Shameti 34′, Musolli 78′

Kukësi: Frashëri, Idrizi, Alla, Shameti, Rrumbullaku, Dzaria, Musolli, Ymeraj, Kale, Shkodra, Guri. Trajner: P.Pakult.

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Pjeshka, Berisha, Mersini, Orelesi, Tafili, Kalaja, Ribaj, Lika, Sukaj. Trajner: E.Gjoka.

Gjyqtar: E.Hamiti

KV: Kale 35′ , Musolli 79′ / Mersini 29′, Sukaj 32′, 88′, Ribaj 32, Gocaj 39′, Orelesi 61′, Pjeshka 90′

KK: Sukaj 88′

Related Posts