Kielini rrezikon Realin, Ogbona i zë vendin në Kombëtare

Mbrojtësi i Juventusi, Xhorxho Kielni ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit përballë SPAL-it ku bardhezinjët barazuan 0-0. Ky dëmtim ka bërë që mbrojtësi të humbasë dy ndeshjet miqësore që Italia do të luajë përballë Argjentinës dhe Anglisë, ndërkohë që trajneri Di Baxhio ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Mbrojtësi i Uest Hemit, Anxhelo Ogbona është ftuar në Kombëtare nga trajneri italian duke zënë vendin e Kielinit.

Nuk raportohet se sa i rëndë është dëmtimi i mbrojtësit, por sipas mediave italiane, Kielini nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve përballë Real Madridit. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/