Ish-trajneri i Flamurtarit debuton me humbje, mundet nga vendi i fundit

Java e 24 e kampionatit maqedonas është mbyllur me një rezultat surprizë, ku Shkupi ka humbur përballë Skopjes me rezultatin 0-2. Kjo ndeshje u luajt në qytetin e Gostivarit, duke qenë se stadiumi i Shkupit nuk plotëson kushtet. Trajneri i Shkupit, Zekirija Ramadani ka debutuar në mënyrën më të keqe të mundshme, duke u mundur nga vendi i fundit. Kujtojmë që më parë, Ramadani ka drejtuar edhe Flamurtarin e Vlorës.

Bie në sy fakti se të dy golat e ndeshjes janë shënuar në minutën e 9 të dy pjesëve. Në pjesën e parë ka shënuar Desnik ndërkohë që në minutën e 54, ka dyfishuar Kofi.

Me këtë humbje, Shkupi renditet e pesta, duke qenë vetëm 4 pikë larg zonës së ftohtë, ndërkohë që Skopje është në vendin e fundit. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

Shkupi-Skopje 0-2
Shënues: 9’Desnik, 54’Kofi