Ironia e Likës: Luftëtari nuk di të vjedhë, anësori nuk e shihte dot penalltinë tonë

Skënderbeu ka arritur të fitojë takimin ndaj Luftëtarit me rezultatin 2-1, në javën e 26-të të Superiores. Megjithatë ky takim ka qënë i kontestuar, për shkak të gabimeve të arbitrit të bëra gjatë këtij takimi.

Në një intervistë për “Supersport”, Lika është shprehur se penalltia e fituar nga Soue duhej anulluar nga vetë arbitri, ndërsa ka komentuar penalltinë e paakorduar për Luftëtarin.

“Pavarësisht rezultatit të pjesës së parë që nuk ishte i merituar, ne vazhduam të luftonim dhe duhet të kishim dalë me të paktën një pikë nga fusha e lojës.

Polemikat mbi arbitrimin

“Pamjet te penalltia flasin vetë. Këtu është nga ato rastet që futbollisti duhej t’i thotë arbitrit që nuk është penallti. Nëse do të ishte një futbollist i imi, nuk do të preferoja një penallti të vjedhur në mënyrë të tillë, pasi ne nuk dimë të vjedhim. Nuk ka pasur pamje anësori ndoshta te penalltia që duhet të jepte në favorin tonë”.

Shkurtaj dhe Bregu

“Shkurtaj dhe Bregu janë të rëndësishëm në aspektin sulmues, ndërsa Lamçja u mundua të bëjë më të mirën në ato minuta që kishte në dizpozicion. Ai së bashku me Aurelion bënë një ndeshje pozitive. Arritëm të rrezikonim 2-3 herë dhe rasti i Rrocës ishte flagrant për barazimin”.

Guximi në fushën e lojës

“Liçja kishte mundësinë për të shënuar në disa raste, por këtë e arritëm vetëm në momentin kur rezultatin ishte 2-0 dhe loja ishte thuajse e mbyllur”.

Vazhdimësia

“Kampionati është ende i gjatë dhe ne duhet të shohim në ndeshjet e tjera. Por duke parë renditjen tonë, mund të them se jemi në luftë për në Europë”, është shprehur Hasan Lika. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/