I dërgojmë Jorgjin, maltezët gjykojnë Kombëtaren ndaj Norvegjisë

Teksa miqësorja e Kombëtares është duke u afruar gjithmonë e më shumë, një çështje që nuk të anashkalohet është edhe ajo e gjykimit. Një maltez do të jetë ai që do të gjykojë takimin miqësor që do të zhvillohet ditën e hënë, mes Shqipërisë dhe Norvegjisë.

Fyodor Zammit është arbitri kryesor i këtij takimi, teksa do t’i bashkohen edhe dy ndihmësat e tjerë maltezë, Luke Portelli dhe Mitchell Scerri. Ajo që duhet përmendur është fakti se Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Malteze kanë bashkpunuar shpeshherë me njëra-tjetrën në këtë drejtim, duke shkëmbyer arbitrat dhe ndihmuar në mbarëvajtjen e takimeve respektive.  Kështu, Enea Jorgji do të drejtojë takimin që do të zhvillojë Malta me Luksemburgun. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/