Humbën ndaj Kukësit, Gjoka “shpërblen” ekipin me…pushime

Vllaznia e ka humbur takimin e fundit të Kategorisë Superiore, duke u mundur nga Kukësi me rezultatin 2-0.

Një humbje kjo që është kontestuar shumë nga shkodranët, për shkakun e gabimeve të ardhura nga kryesori i takimit. Megjithatë Gjoka kërkon që skuadra të lërë mbrapa humbjen e shkuar, duke kërkuar të rikthejë frymën pozitive në skuadër, pavarësisht se Teuta gjendet vetëm 1 pikë larg tyre.

Trajneri i Vllaznisë ka vendosur të lërë 2 ditë pushim futbollistët e tij, për t’u qetësuar paksa nga kalendari i ngjeshur që ka qënë në Superiore deri në këtë fazë të kampionatit. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/