Gjoka: Nuk kanë ndodhur në sezonin e shkuar, Hamiti na ka vjedhë djersën

Kukësi ka arritur të thyejë Vllazninë me rezultatin 2-0, në një takim që nuk kanë munguar polemikat.

Në një intervistë për “Supersport”, trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka është shprehur se Hamiti ka mohuar djersën e futbollistëve të tij, pasi i ka mohuar një penallti Vllaznisë.

“Nuk ishte vetëm çeshtja e mungesës së Vuçajt, por kishim edhe mungesa të tjera që ndikuan në këtë ndeshje. Ndaj Kukësit vështirësia rritet akoma më shumë, megjithëse ne u përpoqëm për të bërë mirë në këtë takim.

Sa i përket pretendimit për penallti nga ana e Sukaj, në këtë rast Hamiti ka vjedhur djersën e futbollistëve të mi, duke na futur “dorën në xhep”. Me rastin e penalltisë së Sukajt që nuk na u dha, nga ndërhyrja e Allës, ne mund të kishim barazuar.

Në sezonin e kaluar nuk ka pasur nga këto raste. Ne tashmë jemi një skuadër e re dhe ajo penallti e mohuar do të hapte lojën. Unë mendoj se po të analizojmë ndeshjen dhe ta ndajmë në dy pjesë, kemi gabuar fillimisht vetëm në markimin e Shametit. Goli i shënuar nga Kukësi fillimisht ishte aftësi e Shametit. Kishim rastet tona me anë të Sukajt, por pa mundur t’i shfrytëzonim. Në pjesën e dytë kemi bërë diçka më mirë.

Fusha e Kukësit ka speçifika të veçanta, prandaj u mundova ta kisha gati Çinarin në pjesën e dytë. Në ndeshjet brenda nuk kemi më luks të humbasim”, është shprehur Ernest Gjoka. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Related Posts