Gjici ka kritika për Panuçin: Aty e ke Gurin, pse nuk e grumbullon?

Presidenti Kukësit, Safet Gjici, mendon se futbolli në Shqipëri nuk është në fazën që cilësohet si biznes, pasi nuk siguron të ardhura. I ftuar në “Procesi Sportiv”, ai deklaroi se ishte i mërzituar nga ecuria jo edhe aq e mirë e skuadrës.

“Futbolli është pasion se si biznes nuk ka këtu. Natyrisht ka probleme me akademitë, nëse do të bësh biznes duhet të kesh akademi të fortë, të prodhosh e shesësh lojtarë, edhe nga biletat. Vetëm një ekip mund të ketë bërë biznes, të tjerat pastaj nuk është se kanë bërë.

Unë nuk dorëzohem kollaj, por kam mërzitje brenda për padrejtësitë, për mosecurinë ashtu siç presim. Nuk kemi marrë atë investim që kemi investuar. Do të vazhdojmë, të ecim, të kënaqim tifozët”, tha ai.

Për bilancin e skuadrës aktualisht

“Me trajnerin e ri jemi më mirë, se tani jemi të dytët. Kemi pasur probleme në mbrojtje. Ky trajneri ka futur lojën, shënojmë gola, por edhe pësojmë shumë gola. Portieri ka pasur një problem, që nuk e  marrim vesht, ndoshta psikologjikisht, nuk e kuptojmë, ka pësuar shumë gola. Është i njëjti i sezonit të kaluar por është si nata me ditën, nga aspekti i pësimit të golave. Kukësi luan më mirë se vjet, shënon, por pëson edhe shumë. Nuk e di nga vijnë problemet, por ka ndeshje që i bën të mira dhe ka që na shënojnë si rasti i Luftëtarit, që të kthehet rezultati. Luftëtari ka ekip të mirë, është ndër të mirët e kampionatit, por është e pabesueshme dhe e papritur ajo që ndodhi, që të ishim në avantazh dhe nuk mbajtëm fitoren”.

Për diferencën me kreun

“Është për gabimet tona, sidomos në shtëpi, me Skënderbeun ishim 2-0 por për faj të mbrojtjes e portierit, pësuam dy gola e u barazua ndeshja. Me lojëra që kemi zhvilluar mund të kemi të drejtë, por pikët në fund nxjerrin bilancin”.

Për bisedën me lojtarët në pushim të ndeshjes

“Unë nuk është se kontaktoj shumë me ekipin, në analiza. Pakult nuk është si trajnerët shqiptarë që më thonë “president hajde njëherë”. Një herë ma dha mendja dhe shkova në pushim të ndeshjes, por Pakulti dol jashtë, e bën gjithmoën kur shkoj unë. Tre fjalë thashë gjithsej e dola, u thash suskese e kaq. U fitua ndeshja, kur u pyetën tha ‘faleminderit president”. Këto trajnerët e huaj të thonë faleminderit”.

Për diferencat e klubeve shqiptare

“Të gjithë nuk investojnë njëlloj, por kur sheh renditjen në fund, e shohim që skuadrat janë aty-aty. Por me këtë renditje që shohim, ka ekipe ku investimet që kanë bërë janë shumë herë më të vogla dhe janë afër me ne, me Partizanin. Kjo të vret pak se thua a është problemi i trajnerit, stafit, lojtarëve, manaxhimit. Cili është shpjegimi që ne investojmë më shumë dhe jemi po aty?”.

Për gjyqtarët

“Nuk jam dakord që ne na komandon Federata, që mua më komandon Federata. Por që arbitrat gabojnë, edhe ne revoltohemi shumë”.

Për zgjedhjet e Panuçit

“Ai ka Gyrin aty, 23-vjeç. E ke aty, pse nuk e grumbullon? Mori Manajn nga kategroia e dytë e nuk merr Gurin. Ka sulmues të tjerë sa të duash, zgjedh mes tyre kush bën e kush nuk bën. E kam fjalën që shkon e lodhesh për të parë lojtare e për të thënë ‘aman hajde të luash’. Pse të mos jetë Guri, ndoshta mund të dalë një nga sulmeusit më të mirë”.

/vipsport.al/