Gavazaj: Kampionati është mbyllur, Shqipëria ishte zgjedhja më e mirë

Mesfushori i Skënderbet, Enis Gavazaj ka folur në lidhje me ftesën e Panuçit për në Kombëtare, duke u shprehur i lumtur për këtë grumbullim. Ai u ndal edhe te Kategoria Superiore, duke thënë se kampionati tashmë është mbyllur.

“Si çdo futbollist edhe unë gjithmonë kam ëndërruar të përfaqësoj ngjyrat kuqezi. Ftesa e Kombëtares është padyshim një nga arritjet më të mëdha. Përsa i përket Luftëtarit mendojmë vetëm për 3 pikët sepse ky është objektivi ynë. Padyshim që Skënderbeu është një trampolinë e mirë pë Kombëtaren. Kam bërë padiskutim zgjedhjen më të mirë pasi kam qënë pjesë e grupmoshave të kombëtares shqiptare. Besoj se kampionati është i mbyllur”, u shpreh Gavazaj. /Erjon Allaraj- vipsport.al/