Ftesa e papritur, dy futbollistë të Tiranës braktisin ekipin për Kombëtaren

Një ftesë e papritur ka ardhur për një tjetër futbollist të Tiranës nga ekipi kombëtar, teksa Musa Mohamed do t’i bashkohet Kenias për ndeshjet dy miqësoret që do të zhvillojë Kombëtarja.

Brain Mandela është dëmtuar në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe kjo ka shtyrë trajnerin e Kenias, që të ftoj mbrojtësin e Tiranës. Futbollisti do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit në Marok. Por Muhamed nuk do të jetë i vetmi që do të braktis ekipin e Tiranës për ndeshjet e Kombëtares, pasi edhe Sentamu është ftuar nga Uganda. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/