FOTO/ Xhaka mund Lenjanin mes tensionit, Ajeti fundos Sionin

Ekipi i Bazelit ka fituar në shtëpi ndaj Sionit, me rezultatin 1-0. Fitoren në këtë takim për vendasit e ka shënuar sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti. Nga minuta e parë në këtë ndeshje e kanë nisur edhe 2 futbollistët e kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka dhe Ermir Lenjani, ku në fund ka triumfuar Xhaka.

Ndeshja është ndërprerë dy herë, ku shkak janë bërë tifozët e Sionit të cilët kanë nisur duke ofenduar në kor tifozët vendas. Me fillimin e pjesës së dytë, kanë qenë sërish tifozët e Sionit, ata që kanë ndërprerë ndeshjen duke hedhur flakadanë në fushë.

Me këtë humbje, Sioni renditet e fundit në kampionatin zviceran, duke rrezikuar rënien nga kategoria, pasi ka një pikë më pak se Thuni i vendit të nëntë.