FOTO/ Ka hije dyshimi, kompanitë e basteve fituan “frikshëm” nga SPAL-Juventus

Në ditën e djeshme ndeshja më e rëndësishme në kampionatin italian ishte ajo e mes SPAL-it dhe Juventusit.

Ndeshja ka përfunduar në një barazim pa gola, teksa pas këtij rezultati bardhezinjtë kanë vështirësuar pozitat e tyre në renditje, pasi tani ndodhen vetëm 5 pikë larg Napolit dhe me një ndeshje të luajtur më shumë se skuadra e Sarrit.

Mediat italiane kanë publikuar një llogaritje të shumës së hedhur në baste për fitoren e Juventusit, teksa nëse ka një fitues të vetëm të asaj ndeshje të zhvilluar, ishin padyshim kompanitë e basteve. Madje llogaria  është bërë krahasur me takimin Juventus-Udineze, ku shuma e hedhur në favor të bardhezinjve ishte 15 herë me vogël dhe skuadra e Alegrit nuk zhgënjeu duke fituar me rezultatin 2-0. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

more recommended stories