FA Cup/ Chelsea shkon në gjysmëfinale, kalon Leicester pas kohës shtesë

Chelsea kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup. “Blutë” e Londrës fituan 2-1 ndaj Leicester, pas kohës shtesë.

Koha e rregullt e takimit përfundoi 1-1. Morata shënoi për Chelsean në pjesën e parë, ndërsa Vardy barazoi në pjesën e dytë për Leicester.

Pedro realizoi në minutën e 105-të duke çuar Chelsean në gjysmëfinale.

Së bashku me “blutë” e Londrës, sot u kualifikua edhe Southampton që fitoi 2-0 ndaj Wigan. Dy ekipet e tjera gjysmëfinaliste të FA Cup janë Tottenham dhe Manchester United.

Leicester-Chelsea 1-2

Shënues: Vardy 76’/ Morata 42’, Pedro 105’

more recommended stories