Efekti “Salah” jep rezultate, drejtuesit e Liverpulit gati ofertën për një tjetër egjiptian

Drejtuesit e Liverpulit duket se kanë fituar një besim maksimal te futbollistët egjiptianë dhe ky besim vjen falë formës së shkëlqyer që po kalon Muhamed Salah. Duke qenë se shumë ekipe janë interesuar për shërbimet e Salah, anglezët po shohin për një alternativë e cila mund të zëvendësojë atë.

Sipas raportimeve të mediave angleze, “The Reds” do të tentojnë  për të siguruar shërbimet e një talenti 21-vjeçar, i cili luan me Stok Sitin. Sulmuesi Ramadan Sobhi ka shënuar gjatë këtij sezoni 4 gola dhe ka dhënë një asist, duke u kthyer në një objektiv për teknikun Jurgen Klop.

Karriera e Sobhit ka nisur te ekipi egjiptian, Al Ahli, ndërkohë që anglezët e Stok Sitit paguan 6 milion euro për të siguruar shërbimet e tij. Ky është sezoni i dytë që 21-vjeçari luan me ekipin e Stokut, duke u aktivizuar edhe me Stoke U23. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

more recommended stories