Duro: Sfidë europiane me Partizanin, kemi fajet tona për këtë situatë

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka folur pak minuta më parë në konferencë shtypi, ku vëmendja natyrisht ka qenë e gjitha te ndeshja e nesërme me Partizanin në kryeqytet.

Mes të tjerash, trajneri kryeqytetas theksoi se edhe skuadra ka përgjegjësitë apo fajet e veta për situatën e krijuar, përveç gjykimit e mungesave. Duro beson se Flamurtari do të jetë në Europë, nga Kupa apo kampionati:

“Ndeshja me Partizanin sigurisht që është e vështirë. Ndeshen dy skuadra që synojnë të luajnë në Kupat e Europës dhe dihet që secila kërkon të bëjë më të mirën. Mund të them se edhe ne kemi ato përgjegjësitë tona për situatën e krijuar së fundi, përtej asaj çfarë ka ndodhur me gjykimin, apo edhe për mungesat e shumta që kemi pasur.

Duhet të reagojmë, sepse janë edhe shumë pikë në lojë dhe Flamurtari mund të kthehet në nivelin e mëparshëm. Mendimi im është se mund të jemi në Europë, si nga kampionati, ashtu edhe nga Kupa e Shqipërisë. Pas Partizanit shpresoj të jemi më të plotë dhe të arrijmë ato rezultate që na nevojiten.

Jo Starova, por Dalipi? Nuk është problem fare për mua. Trajneri Dalipi është i ri dhe me ambicie, kështu që kërkon të bëjë më të mirën me Partizanin. Për mua ndeshjet me Partizanin kanë qenë gjithmonë të veçanta”, – theksoi mes të tjerash trajneri Duro.

Flamurtari vjen në ndeshjen me Partizanin me shumë mungesa, siç janë Bicaj, Muarem, Siljanovski dhe Tunkara.

Vipsport.al