Duro për episodin e Hoxhajt: Më duket si një “akullore”, dorëzohem për arbitrat

Flamurtari e ka humbur takimin e radhës në javën e 26-të, duke u mundur 1-0 në “Selman Stërmasi” nga ana e Partizanit.

Në një intervistë për “Supersport”, trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro është shprehur se këtë  ndeshje vlonjatëve u është mohuar një tjetër penallti, por në këtë rast duket si një rutinë.

“Mungesat kanë qënë të shumëta, por këto ndeshje janë shoqëruar me mosmarrjen e pikëve. Ky muaj ka qënë i tmerrshëm, por tashmë do të kemi muajin final.

Kam qënë i pafat pasi Muharemi dhe Tunkara nuk janë aktivizuar dhe pritet të aktivizohen në pjesën e mbetur të kampionatit. Nuk mund të quaj gabim ardhjen e tyre, por thjeshtë kanë qënë të pafat, pasi janë dëmtuar dhe nuk kanë pasur mundësi të tregojnë vlerat e tyre.

Dua të përsëris faktin se në këtë muaj na janë bashkuar të gjitha gjërat e këqija, për të mbërritur në këtë moment. Nuk mund ta mohoj një ngërç psikologjik, por nuk mund të mohoj faktin se këta futbollistë janë shumë profesionist.

Sa i përket rastit të Hoxhajt, e kam thënë që më parë se ishte një penallti, pavarësisht se arbitri lejoi vazhdimin e lojës. Megjithatë dua të them se unë jam i dorëzuar për diskutimin mbi arbitrat dhe kjo nuk është fatkeqësia më e madhë që na është bërë, madje kjo duket si një akullore për mua”, është shprehur Shpëtim Duro. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Related Posts