Duro pas humbjes: Nuk prisja më tepër nga skuadra, Partizani fitoi falë një episodi

Në “Selman Stërmasi” është luajtur ndeshja më e rëndësishme e javës së 26-të, ajo mes Partizanit dhe Flamurtarit, që ka përfunduar me fitoren e vendasëve në shifrat 1-0.

Në një intervistë për “RTSH Sport”, trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, është shprehur se nuk priste asgjë më tepër nga skuadra e tij, duke thënë se takimi është vendosur nga një episod.

“Presioni psikologjik është prezent në skuadër, duke marrë parasysh momentin e vështirë që po kalojmë. Partizani e nisi më mirë takimin, por në u futëm në ndeshje duke pasur 3-4 mundësi të mira. Nëse do të kishim arritur të shënonim në ato raste, do të ishte mbyllur takimin. Në këtë ndeshje vendosi një episod dhe kjo ishte e pritshme.

Nuk prisja asgjë më shumë nga skuadra, përveç atyre 10 minutave të para. Tani na janë shtuar shumë faktorë që ne gjendemi në një pozitë të vështirë. Pushimi do të jetë i shkurtër për ekipin, por do të kemi 2-3 rikthime që do të na shërbejnë. Megjithatë, kemi pasur dëmtimin e Zhufos, që mesa pashë flitej për një dëmtim serioz”, është shprehur Shpëtim Duro. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/