Dalipi: Çani na dha fitoren, por tani po bëjmë lojën tonë

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij pas fitores 1-0 ndaj Flamurtarit. Kritika e tij e vetme ishte për golin e dytë që nuk u shënua, duke rrezikuar ndeshjen deri në fund e lënë gjithçka të hapur.

“Patjetër që ishim përgatitur, e kisha thënë që do ishte ndeshje e vështirë, e luftuar. Ajo që më kënaq është që skuadra luan në mënyrën e vet, jo të ndjekë lojën e kundërshtarit. Ne besuam se do ta fitonim dhe futja e Çanit me besimin ndaj tij, rezultoi pozitive se na dha golin e fitores”, tha Dalipi për TVSH. “Bardhi nuk po luante keq, po mendova të kisha finalizues pranë zonës dhe rezultoi efikase”.

“Loja do të vijë bashkë me rezultatin, në ditët në vazhdim do të kemi më shumë kohë të punojmë në këtë aspekt, se ekipi luan tokazi mirë. Por duhet të përmirësojmë finalizimin se goli i dytë na jep siguri për mbarëvajtjen. Kritika? Nuk kam kritika për momentin, thjesht pauza do të na japë kohë të përmirësohemi dhe të rikuperojmë dëmtimet”, tha ai. /vipsport.al/

Related Posts