Budallallëku i një braziliani, shansi i karrierës për Mavrajn

Mërgim Mavraj do të ketë një shans të artë për të rifituar vendin në javët e fundit të Bundesligës në formacionin e Hamburgut, të cilin e ka humbur pasi drejtuesit aktualë të klubit mendonin se nuk e meritonte. Shkak për ndryshimin e situatës bëhet një budallalek i mirëfilltë që ka bërë një nga shokët e tij të skuadrës, mesfushori brazilian Uollas Souza Silva.

Ky i fundit ishte emri i panifikuar nga skuadra për të zënë vendin e Mavrajt në qendër të prapavijës, por pasi ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë, është përjashtuar nga ekipi i parë, duke përfunduar te skuadra e të rinjve.

Trajneri Kristian Titz i kishte kërkuar lojtarit para ndeshjes me Herta Berlin që të rreshtohej në qendër të mbrojtjes, pasi dëshironte ta shihte në atë pozicion, ndërsa kishte lënë jashtë 18-shes Mavrajn. Por 22-vjeçari kishte refuzuar në stërvitje ta bënte një gjë të tillë dhe pasi ishte lënë jashtë 18-shes, as nuk ishte paraqitur në stadium për të mbështetur ekipin.

Sot klubi bëri të ditur nëpërmjet një komunikate për shtyp që do të pezullonte lojtarin duke e dërguar me ekipin e të rinjve për vazhdimin e  sezonit, pa llogaritur këtu edhe një gjobë të majme për futbollistin. Ko situatë rihap edhe një herë mundësin e kthimit të Mavrajt në formacionin titullar, në një moment ku Hamburgu ka shumë vështirësi dhe rrezikon rënien nga Bundesliga për herë të parë në histori. /vipsport.al/