Analiza taktike / Si u luajt sfida Partizani-Flamurtari

Partizani-Flamurtari përfundoi 1-0, sfidë e vlefshme për javën e 26-të të Superligës. Specialisti i futbollit në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, Gerd Haxhiu ka bërë analizën e ndeshjes që u luajt sot në “Selman Stërmasi”.

ANALIZA– “Flamurtari ishte vendosur me një mbrojtje me katër, ndërsa Veliu ishte në krahun e djathtë.

Vlonjatët ishin me një formacion 4-3-3, ndërsa Partizani me 4-2-3-1.

Partizani në fazën e ndërtimin kishte të deklaruar Prognin dhe Bardhin, por edhe Bathën dhe Malën.

Asani kërkoi të hynte nga brenda për të rrezikuar. Ibrahimi nuk dilte në sulm në të djathtë, ndërsa Kotobelli dilte shpesh për të ndihmuar ofensivën, teksa Trashi vendosej nga brenda.

Në pjesën e dytë kishim më tepër mbivendosje të Kotobellit në krahun e djathtë. Flamurtari ka bërë shumë pak në 90 minuta, vetëm në pjesën e parë pati dy raste për shënim”.