Zyrtare / Llullaku bën ëndrrën realitet, firmos në kampionatin italian

Azdren Llullaku është zyrtarisht një futbollist i Virtus Entella në Serinë B. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka nënshkruar sot kontratën që e lidh me këtë klub dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Aljeti në vijimin e sezonit.

Sipas informacioneve paraprake, Llullaku ka nënshkruar deri në fund të këtij sezoni me klubin italian, ku do të ketë shok skuadre Naser Alijin. Në mbyllje të edicionit, klubi ka të drejtën e rinovimit edhe për një tjetër vit të marrëveshjes me sulmuesin shqiptar i cili do të mbajë numrin 18 në këtë eksperiencë të re.

Llullaku është formuar si futbollist në kategoritë e ulëta italiane, por problemet me dokumentacionin, meqë ishte ekstrakomunitar, bënë që ai të mos federohej me klubet italiane të nivelit profesionist. Ndaj ai u transferua pesë vite më parë në Rumani, ku u bë një emër i njohur me fanellën e Gaz Metan. Firma në kampionatin italian, në një vend ku banon familja e tij, është realizimi i ëndrrës për sumuesin e përfaqësueses shqiptare i cili e kishte shprehur vazhdimisht se ky ishte një ndër objektivat e karrierës së tij. /vipsport.al/

more recommended stories