Zidan turfullon: Nuk kam asgjë për të provuar para njerëzve nesër

Ka fituar për dy sezone radhazi Ligën e Kampioneve, si askush tjetër, por Zinedin Zidan vazhdon të vihet gjithmonë në dyshim për aftësitë e tij për të drejtuar Ligën e Kampioneve. Ndaj në konferencën e sotme për shtyp, para ndeshjes me PSG, tekniku i madrilenëve është shafqur për herë të parë polemizues në fjalët e tij.

“Nuk do të ndryshojmë atë që mund të mendojnë njerëzit për ne, unë dua të vazhdoj punën, ky është pasioni im, dua të transmetoj sa më shumë gjëra dhe pjesën tjetër nuk mund ta kontrolloj. Nesër nuk kam asgjë çfarë t’i tregoj ndokujt, vetëm të mendoj për ndeshjen. Kjo është ajo që ka rëndësi për momentin, jo ajo që mund të thuhet për mua. Kundër PSG-së, duke qenë një tifoz i Olimpikut të Marsejës, ndoshta ka një rivalitet historik. Por unë thjesht mendoj se Real-PSG do të jetë një ndeshje e madhe”, tha Zidan.

Sipas tij, dueli nuk do të ndikohet nga ecuria e dobët e skuadrës në kampionat, pësi kur vjen Liga e Kampioneve, madrilenët transformohen dhe mendojnë vetëm për duelin që kanë përballë.

“Do të mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme, kualifikimi zgjat 180 minuta apo më shumë, por e para për ne është të përqendrohemi te ndeshja e nesërme, asgjë më shumë”, theksoi Zidan. /vipsport.al/