Zhgënjen Mavraj, Abrashi mund Rashicën, Bajerni fiton në ekstrem (VIDEO)

Në ditën e sotme janë luajtur disa nga ndeshjet e javës së 23-të të Bundesligës gjermane. Këlni ka barazuar në shtëpi me rezultatin 1-1 përballë Hanoverit.

Bajerni ka fituar me vështirësi në fushën e Volfsburgut. Ishin vendasit që kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 8 me anë të Davidit. Me fillimin e pjesës së dytë, bavarezët kanë qenë më kërkues. Në minutën e 55, Roben ka humbur një penallti ndërsa në minutën e 64 Roben ka asistuar për Vagnern ndërsa ky i fundit ka barazuar rezultatin në 1-1.

Kur dukej se gjithçka po përfundonte, Levandovski ka shënuar edhe golin e dytë, falë një penalltie. Polaku nuk e ka pasur të vështirë të përshëndeste rrjetën për 1-2.

Freiburgu i Abrashit ka mundur në shtëpi Verder Bremenin e Rashicës. Ndeshja është mbyllur me shfirat 1-0, por vendasit e Freiburgut kanë humbur edhe një penallti në fundin e lojës. Abrashi ka luajtur për 90 minuta në këtë ndeshje, ndërsa Rashica është aktivizuar në minutën e 74.

Hamburgu, në të cilin aktivizohet Mavraj ka humbur në shtëpi 1-2 përballë Bajer Leverkusenit. Paraqitja e mbrojtësit të kombëtares ka lënë shumë për të dëshiruar, duke e detyruar teknikun gjerman për ta zëvendësuar në minutën e 46. /vipsport.al/

more recommended stories