Xhixhi Bufon ndërron mendje, nuk tërhiqet deri në 2020

Xhanluixhi Bufon duket se nuk do të largohet nga futbolli i luajtur pa shfrytëzuar mundësinë e fundit për të fituar një trofe madhor me Italinë. Edhe pse pas eliminimit të italianëve nga Botërori 2018 ai deklaroi se ishe koha t’i jepte lamtumirën fanellës së kaltër, mediat italiane janë të sigurta se Bufon ka vendosur që të zgjatë karrierën e tij edhe për të paktën dy vite të tjera.

Sipas “Sky Sport”, Bufon i ka kthyer përgjigje pozitive trajnerit të përkohshëm të Italisë, ish-bashkëlojtarit të tij te Italia një dekadë më parë, Xhixhi Di Biaxhio. Ky i fundit pritet të grumbullojë dhe aktivizojë portierin në ndeshjet miqësore të marsit ndaj Argjentinës dhe Anglisë, edhe pse aty parashikohej që të përfshiheshin në listë emrat për ciklin e ri.

Objektivi i Bufon me sa duket është pjesëmarrja në Euro 2020, turne ku ai mendon se Italia mund të ketë një rol protagonisti me brezin e ri të lojtarëve. /vipsport.al/