Vllaznia del në sipërfaqe dhe fundos Teutën (VIDEO)

Vëmendja e ditës së sotme ishte për sfidën në Tiranë në Partizani-Kukësi, por një vëmendje të veçantë e kishte edhe takimi mes Vllaznisë dhe Teutës.

Ndeshja ka nisur me një minutë heshtje, pas aksidentit të ditës së djeshme që ndodhi në aksin Shkodër-Velipojë. Sa i përket 45 minutave të para, Çinari ka kaluar i pari vendasit në avantazh me një gjuajtje nga larg. Në minutën e 35 Malota ka vendosur qetësinë tek shkodranët, teksa ka shënuar me kokë, pas një krosimi nga një goditje këndi.

Pjesa e dytë nuk ka ndryshuar asgjë në rezultatin e takimit, megjithëse Teuta ka provuar me të gjitha mënyrat për të ngushtuar rezultatin. Vllaznia fiton ndaj Teutës në një ndeshje direkte, duke fundosur Teutën në fundin e renditjes që i bashkohet Lushnjes.

90’+4′ Përfundon takimi. Vllaznia-Teuta 2-0.

90’+2′ Tjetër tentativë e rrezikshme nga distanca nga ana e Çyrbja, por topi kalon ngjitur me traversën.

90′ Përfundon koha e rregullt. Ka 4 minuta shtesë.

82′ Tjetër zëvendësim te shkodranët. Largohet Sukaj dhe futet Ribaj.

76′ Zëvendësim te Vllaznia. Në fushë futet Tafili ndërsa largohet Krymi.

73′ Minuta që flasin vetëm për Teutën. Çyrbja godet në afërsi të zonës por Mersini e ndal atë top që shkonte drejt portës.

70′ Largohet Çinari, në vendin e tij hyn Kalaja.

69′ Tjetër rast i mirë për Teutën. Bilali godet me kokë, por gjuajtja e tij nuk shënjestron saktësisht portën e mbrojtur nga Sherri.

65′ Rast i pastër për të ngushtuar diferencat për Teutën. Dediç i gjetur i pambuluar në zonën e Vllaznisë godet, por asnjë problem për Sherrin.

64′ Zëvendësim te Teuta. Në fushë futet Kruja dhe largohet Alhasan.

55′ Karton i verdhë për Bilalin, teksa kryen një ndërhyrje të ashpër ndaj Çinarit.

53′ Largohet Lajthia te Vllaznia. Në vendin e tij Dediç.

52′ Aksion i rrezikshëm për Teutën, teksa goditja e Lajthias kalon pranë shtyllës së Vllaznisë.

51′ Mersini ndëshkohet me karton të verdhë.

50′ Shkalla ndal edhe njëherë një pasim drejt Sukajt, që do e nxirrte shkodranin të vetëm përballë Kastratit.

48′ Lika vepron bukur në krahun e djathtë duke lënë mbrapa kundërshtarët e tij, por topi i harkuar nga ana e futbollistit ndalet nga Kastrati.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+2′ Përfundon pjesa e parë. Vllaznia-Teuta 2-0.

45′ Përfundon koha e rregullt. Ka 2 minuta shtesë.

36′ Vjen goli i dytë për Vllazninë, teksa pas krosimit nga goditja e këndit, Malota ka mposhtur për herë të dytë Kastratin. Vllaznia-Teuta 2-0.

28′ Atë që Hakaj nuk e bëri te Teuta, e realizon Çinari te Vllaznia. Një gjuajte e fuqishme nga distanca përfundon në rrjetë. Vllaznia-Teuta 1-0.

26′ Hakaj tenton një gjuajtje nga distanca, por traversa ndal “mrekullinë” e mbrojtësit të Teutës.

20′ Një top i bukur i Vuçaj për Sukajn teksa e shërben nga mesfusha, por Kastrati del nga zona e tij për t’i dhënë fund këtij aksioni.

18′ Zëvendësim i detyruar te Teuta. Hrkaç largohet nga fusha e lojës pas një dëmtimi dhe vendin e tij e merr Mustafov.

15′ Vucaj provon një gjuajte të rrezikshme nga distanca, por nuk shënjestrohet saktësisht porta e Moçkës.

11′ Tjetër sinjal i Vllaznisë në portën e Teutës. Lika kroson bukur në krahun e djathtë, por gjuajtja e Cinarit me kokë devijohet nga Shkalla.

7′ Një top i rrezikshëm pas shpinës së mbrojtjes mike për Sukajn, por Shkalla mbyll një aksion të rrezikshëm.

4′ Teuta kërkon të vendosë në vëshitrësi Sherrin, por krosimi nga Çyrbja ndalet nga Mersini.

1′ Nis takimi. Teuta shkelmon topin e parë.

0′ Ndeshja nis me një minutë heshtje për aksidentin e ndodhur në rrugën Shkodër-Velipojë.

Minutë pas minute

Vllaznia-Teuta 2-0 (Çinari 28′, Malota 36′)
KV: Cinari 28′, Krymi 39′, Mersini 52′ / Bilali 57′

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi (Tafili 76′), Vucaj, Orelesi, Lika, Çinari (Kalaja 70′), Sukaj (Ribaj 81′).
Trajner: Ernest Gjoka

Teuta: Kastrati, Gjeorgjievski, Shkalla, A.Bilali, Hakaj, Hrkaç (Mustafov 18′), Çyrbja, Beqja, Lajthia (Dediç 53′), Alhasan (Kruja 64′), Amadu.
Trajner: Gentian Begeja

Arbitër: Juxhin Xhaja

Related Posts