Vila krahason Skënderbeun me Partizanin: Këtu luhet futboll dhe nuk kam detyra mbrojtëse

Ekipi i Skënderbeut ka marrë një tjetër fitore në javën e 20 të Superiores, teksa ka mposhtur Kamzën me rezultatin 1-2.

Emiljano Vila ishte protagonisti i takimit, teksa ka shënuar një dopietë, duke i dhënë kryesuesve të Superiores 3 pikë të vlefshme për vazhdimësin. Në një intervistë për “Supersport”, Vila është shprehur se ndihet më mirë te Skënderbeut, pasi aty ka më pak presion dhe detyra më pak mbrojtëse në krahasim me Partizanin.

“Jam shumë i lumtur për 3 pikët që morrëm duke parë rezultatin e pjesës së parë. Treguam forcën tonë në këtë takim.

Nuk besoj se Partizani i frikësohet formës time, por do të shoh Skënderbeun dhe të jap më të mirën. Që ditën e parë jam ndierë mirë me shokët e skuadrës dhe kjo më ka ndihmuar. Mendoj se jam përshtatur mirë në këtë ekip. Te Skënderbeu kam luajtur më shumë në krahë, ndërsa te Partizani kam luajtur më shumë mbrapa. Te Skënderbeu është më qetësi, ndërsa te Partizani ka më shumë presion.

Tani jam më afër portës dhe më kanë lënë lojë më sulmuese.”, është shprehur Vila. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/