VIDEO/ Robinjo dhe Cikalleshi japin spektakël, nuk ndalet sulmuesi i Kombëtares

Ekipi i Osmanlisporit ka marrë një humbje dramatike në javën e 22-të të kampionatit turk, teksa ka humbur në minutat e fundit ndaj Sivasporit me rezultatin 3-2.

Në këtë takim për ekipin vendas ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në të tretin ish-ylli i Milanit, Robinjo, ndërsa nga ana tjetër i është përgjigjur edhe Sokol Cikalleshi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk ndalet në kampionat, teksa pasi shënoi në takimin e fundit, këtë herë shënon golin e parë kundër Sivasporit.

Në fund ekipi i Sivasporit ka arritur të fitojë takimi me shumë vështirësi, ndërsa Cikalleshi ka zhvilluar 90 minuta të plota. Osmanlispori është duke luftuar për mbijetesën këtë sezon në elitën e futbollit që zhvillohet në Turqi. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/