VIDEO / Pritje spektakolare e një penalltie, Ujkani kandidat për “Lojtarin e javës”

Ish-portieri i Kombëtares dhe aktualisht portieri i parë i përfaqësueses së Kosovës, Sajmir Ujkani, duket se është kthyer në një yll në Serinë B.

Portieri që aktualisht mbron portën e Kremonezes, ka bërë një super pritje të penalltisë së ekzekutuar nga mesfushori i Karpit, Xhioriko gjatë ndeshjes së fundjavës. Kjo penallti ka bërë që Ujkani të marrë vlerësime maksimale nga mediat italiane.

Ujkani është përfshirë nga “Lega B”, organizatorja e kampionatit, në votimin e më të mirit të javës. Ky votim bëhet çdo javë me futbollistët që kanë dhënë më të  mirën gjatë ndeshjeve të fundit, dhe përfshirja e një portieri nuk ndodh shpesh.

Kremoneze ndodhet në vendin e shtatë, me 9 pikë larg vendit të dytë, që e kalon ekipin në Serinë A. /vipsport.al/