VIDEO / Nuk ndalet Atletiko Madrid, konfirmohet si rival i Barcelonës

Atletiko Madridi ka fituar ndeshjen e radhës, duke blinduar vendin e dytë. Madrilenët kanë mundur në shtëpi 2-0 ekipin e Atletik Bilbaos.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola, me të dyja ekipet që provonin por pa arritur të gjenin golin, madje pa goditur asnjëherë portën.

Në pjesën e dytë ka qenë ekipi i Simeones që ka gjetur golin në minutën e 67, falë Gameiros. Për golin e dytë ka menduar Diego Kosta, i cili mesa duket po kthehet përsëri në një golador. Në minutën ne 80 ai ka shënuar golin e dytë duke vulosur ndeshjen. Me këtë fitore, Atletiko është në vendin e dytë në kampionat, me 7 pikë më pak se Barcelona kryesuese.

Më herët është luajtur edhe ndeshja mes Real Sociedadit dhe Levantes e cila u fitua nga ekipi i Realit me shifrat 3-0. Në këtë ndeshje nuk ishte përsëri i grumbulluar Armando Sadiku.

Real Sociedad-Levante 3-0

Atletiko Madrid-Atletik Bilbao 2-0