VIDEO / “Nuk keni nevojë për trajner”, Kerr “dorëhiqet” në mes të ndeshjes

Golden Steit Uorriors është ekipi më spektakolar i viteve të fundit në NBA dhe po dominon falë lojës të yjeve që ka në përbërje. Lojtarët merren vesh aq mirë me njëri-tjetrin, sa trajneri Stiv Kerr ka krijuar bindjen se nuk kanë nevojë për shërbimet e tij.

Ndaj në mes të ndeshjes të mbrëmshme ndaj Feniks Sans, të cilën Uorriors e fituan me rezultatin 129-83, Kerr i dorëzoi tabelën e skemave basketbollistit Andre Iguodala duke vendosur që të bëhej spektator për pjesën e mbetur të takimit. Iguodala shkoi në pankinën e skuadrës, duke diskutuar me lojtarët e tjerë skemat e lojës.

Gjithçka vijoi normalisht dhe dominimi i Uorriors në lojë ishte i dukshëm, ndërsa skemat vendoseshin nga lojtarët në parket dhe ata në pankinë, në një mbrëmje unike në historinë e NBA. /vipsport.al/

more recommended stories