Video/ Momente paniku në Turqi, sulmuesi i Galatasaray bie në tokë pa ndjenja

Momente paniku në sfidën Kasimpasa-Galatasaray 2-1. Sulmuesi Bafetimbi Gomis, gjatë ekzekutimit të një goditjeje këndi, ka rënë pa ndjenja në fushë. Sulmuesi i Galatasaray nisi të përkulej dhe më pas ra në fushë në gjendje të pavetëdijshme.

Ndërhyrja në kohë e stafit mjekësor ka bërë që Gomis të merrte veten dhe të vijonte lojën deri në fund.

Gomis ka shënuar 20 gola në 25 ndeshje gjatë këtij sezoni me Galatasaray. Por, humbja e sotme kundër Kasimpasa ka bërë që Galatasaray të humbasë kryesimin në kampionat duke zbritur në vendin e dytë.

VIDEO