VIDEO / Ja pse vlen 1 milion euro! Qaka jep asist si Pirlo

Politeknika Iasi ngulmoi në janar që Kamer Qaka të mos lëvizte nga Rumania derisa një klub të ofronte 1 milion euro për kartonin e tij. Sot mesfushori shqiptar ka treguar një nga arsyet pse Iasi e vlerëson aq shumë futbollistin i cili deri pak muaj më parë ishte një emër thuajse i panjohur.

Qaka ka dhuruar një asist spektakolar sot në sfidën përballë Poli Timisoara, për rezultatin 1-0 të ndeshjes, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte 2-1 në këtë duel dhe të vazhdojë të qëndrojë në zonën që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Europës në edicionin e ardhshëm.

Mesfushori dha një asist “alla Pirlo” duke nxjerrë Platini të vetëm para portës kundërshtare, një prekje fantastike që ka marrë vlerësime në shtypin rumun ku ai është cilësuar një nga lojtarët më në formë të kampionatit. /vipsport.al/