VIDEO / Çelsi del nga kriza, Hazard e kthen mes katër të parëve

Çelsi fiton dhe i jep fund krizës së rezultateve, duke u kthyer përsëri mes katër skuadrave më të mira të kampionatit anglez.

Londinezët i ka kthyer në rrugën e duhur talenti i Eden Hazard. Në ndeshjen përballë Uest Bromuiç, Hazard kaloi në avantazh skuadrën e tij në minutën e 25-të, ndërsa u desh të pritej pjesa e dytë për të parë një tjetër gol.

Moses në minutën e 63-të të ndeshjes dyfishoi shifrat ndërsa Hazard vulosi rezultatin përfundimtar 3-0 të ndeshjes duke qetësuar trajnerin Antonio Konte, i cili ishte në vështirësi para kësaj sfide dhe përflitej gjithnjë e më shumë largimi i tij. /vipsport.al./