Vidal: Çfarë largimi? Unë dua të rinovoj kontratën!

Arturo Vidal nuk ka ndër mend që të largohet nga Bajern Mynih. Edhe pse emri i tij qarkullon shpesh mes atyre pranë largimit, futbollisti i ka idetë e qarta rreth të ardhmes.

“Nuk mendoj për një ndryshim. Jam shumë mirë këtu. Padyshim do të më pëlqente të zgjasja kontratën, është një opsion i mundshëm. Edhe fëmijët e mi janë të lumtur këtu.

Nëse kuaj në këtë skuadër ekziston një arsye pse. Padyshim jam një nga më të mirët në këtë pozicion në qendër të mesfushës. Nuk di të them nëse më parë isha kaq i aftë por një gjë është e qartë: ndjehem mjaft mirë, sidomos fizikisht. Dhe pastaj nuk kam dëmtime dhe kjo të ndihmon”, deklaroi futbollsiti, kontrata e të cilit mbaron në vitin 2019. /vipsport.al/

more recommended stories