Vendoset “paqe” pas “luftës” në Laç, ka 4 gola dhe 2 kartona të kuq (VIDEO)

Një ndeshje me shumë interes në javën e 20 të Superiores ishte ajo mes Laçit dhe Luftëtarit.

Në ndeshjet e Kupës, ekipi i Laçit triumfoi në të dyja takimet me Luftëtarin, duke kaluar në gjysmëfinale. Megjithatë kur flitet për një ndeshje kampionati, historia ndryshon disi.

Në formacionet zyrtare mes Laçit dhe Luftëtarit nuk ka shumë surpriza, teksa vendin e Liçaj të pezulluar në ekipi e Luftëtarit, e merr Toledo. Ndërsa te Laçi në vendin e Rexhinaldos është zgjedhur Shtubina.

Luftëtari e ka gjetur golin që në minutën e 2, teksa Shkurtaj ka arritur të mposht portierin Selmani. Në minutën e 14 Fangaj ka lënë vendasit me 10 lojtarë, pasi ka ndalur në mënyrë të parregullt Bregun. Ekipi i Mezanit është kundërpërgjigjur, teksa ka qenë shumë pranë golit të barazimit në disa raste.

Pjesa e dytë ka nisur sërish me protagonizmin e miqve, teksa kanë dyfishuar me anë të Rrocës. Laçi nuk është dorëzuar për asnjë moment duke gjetur golin me anë të Shtubinës dhe Nikës. Aleksi është ndëshkuar me kartonin e dytë të vrdhë menjëherë pas golit të Nikës, duke barazuar kështu edhe numrin e lojtarëve.

Minutë pas minute

90’+4′ Përfundon takimi. Laçi-Luftëtari 2-2.

90′ Përfundon koha e rregullt. Ka 4 minuta shtesë.

88′ Largohet Bregu te Luftëtari në vend të Lamçes.

82′ Luftëtari pranë avantazhit. Topi i harkuar nga ana e Rrocës është goditur me kokë nga Jakovljeviç, por ka kaluar shumë pranë shtyllës së mbrojtur nga ana e Selmanit.

79′ Rroca ndëshkohet me të verdhë pas një faulli taktik në mesin e fushës.

78′ Ndëshkohet me karton të verdhë Sefgjinaj pas një ndërhyrje të ashpër kundër Abazaj.

70′ Largohet Shtubina te Laçi. Vendin e tij e merr Redon Xhixha.

66′ Barazohet edhe numri i lojtarëve. Aleksi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke dalë nga fusha e lojës.

65′ Nika barazon rezultatin pas një gabimi fatal të portierit Ruçi, pas një dalje të gabuar. Laçi-Luftëtari 2-2.

59′ Zëvendësim te Luftëtari. Rapo futet në vendin e Ramadanit.

53′ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave kundër kryesorit.

52′ Ndizet takimi në Laç. Shtubina ka rikthyer vendasit në lojë, teksa ka mposhtur me kokë portierin e Luftëtarit. Laçi-Luftëtari 1-2.

48′ Nis me gol pjesa e dytë në Laç. Rroca ka ndëshkuar Selmanin me një goditje nga distanca. Laçi-Luftëtari 0-2.

46′ Laçi e nis të dytën me zëvendësim. Lushkja hyn në vend të Bardhit.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+2′ Përfundon pjesa e parë. Laçi-Luftëtari 0-1.

45′ Ka dy minuta shtesë.

45′ Heroi i Luftëtarit është Ruçi, i cili devijon një top të ekzekutuar nga ana e Uzunit që po shkonte drejt rrjetës.

44′ Jakovljeviç ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar kundër Shtubinës.

39′ “Zgjohet” Luftëtari. Bardhezinjtë ishin shumë pranë dyfishimit të rezultatit, por Bregu nuk i gëzohet golit për shkak të fatit, teksa Selmani ishte i mundur në këtë rast.

36′ Ekipi i Mezanit i afrohet edhe njëherë barazimit. Nika ndodhet i vetëm përballë portierit në krahun e majtë, por Ruçi largon një gol të sigurt.

31′ Vendasit krijojnë përshtypjen e barazimit, teksa Gjoni i vetëm përballë Ruçit e ka dërguar topin pranë shtyllës. Por loja ishte ndalur më parë për pozicion jashtë loje.

27′ Laçi i afrohet barazimit, por gjuajta e Nikës pritet nga Ruçi.

22′ Bruno Toledo ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Uzunit.

19′ Shkurtaj kalon bukur në krah Sefgjinin, por Gjoni mbyll një aksion të rrezikshëm në portën e Laçit.

17′ Abazaj humbet një shans të mirë për të dyfishuar, por Ruçi largon atë top të rrezikshëm në drejtim të portës së tij.

14′ Fangaj merr karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Bregut. Futbollisti i Luftëtarit avancon i vetëm drejt Selmanit, por Fangaj ka ndërhyrë në mënyrë të parregullt, duke e lënë Laçin me 10 lojtarë.

10′ Kundërpërgjigjet menjëherë Laçi, teksa Eskerda ka një mundësi të mirë në krahun e djathtë. Por futbollisti i Laçit nuk arrin dot të godas në portën kundërshtare, pasi mbyllet nga mbrojtja mike.

9′ Bregu i jep një top pas shpine Shkurtaj, por sulmuesi nuk e arrin për shumë pak. Një aksion i rrezikshëm nga ana e Luftëtarit.

2′ Shkurtaj në afërsi të zonës nuk ka gabuar duke kaluar Luftëtarin në avantazh. Laçi-Luftëtari 0-1.

1′- Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë miqtë.

Laçi-Luftëtari 2-2 (Shtubina 52′, Nika 65′ / Shkuraj 2′, Rroca 48′ )
KK: Fangaj 14′ / Aleksi 66′
KV: Toledo 22′ Segjini 77′ / Jakovljeviç 45′, Aleksi 52′, 66′, Rroca 79′

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Bardhi (Lushkja 46′), Eskerda, Nika, Uzuni, Shtubina (Xhixha 70′). Trajner: Gentian Mezani

Luftëtari: Ruçi, Toledo, Jakovljeviç, Beqiri, Jackson, Aleksi, Ramadani (Rapo 60′), Rroca, Bregu (Lamçja 88′), Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Egin Doda, Denis Agaraj,Tiranë, Fation Xhemalaj

Related Posts