U la i lirë nga Milani, presidenti i Interit merr në ekip Paletën

Mbrojtësi 32-vjeçar Gabriel Paleta u la si lojtar i lirë nga drejtuesit e Milanit gjatë merkatos që kaloi, ku interes për të shfaqën Liverpuli dhe Atalanta. Por së fundmi, mediat italiane raportojnë se Paleta do të prezantohet se shpejti me ekipin e presidentit të Interit, Jiangsu Suning, pasi ka nënshkruae një kontratë e cila do të zgjasë deri në dhjetorin e 2019-ës.

Paleta u transferua te kuqezinjtë e Milanit që në vitin 2015, por pas 6 muajsh u huazua te Atalanta, duke luajtur rreth 1 vit. Me ekipin e Milanit, Paleta ka luajtur gjatë dy sezoneve të fundit, por pa arritur formën që prisnin drejtuesit e “djallit”.

Kompania kineze Suning, që ka aksionet e plota të Jiangsu, është ndërkohë edhe aksionere me rreth 68% të aksioneve te Interi. Ata njihen për transferimet e shtrenjta që bëjnë në kampionatin kinez, por deri tani me Interin nuk po bëjnë merkato e cila mund t’i ngrejë zikaltërit në nivelet më të larta të futbollit botëror. /vipsport.al/