Tubim masiv në Korçë, mijëra qytetarë në shesh

Me mijëra qytetarë korçarë dhe tifozë të Skënderbeut kanë dalë sot në sheshin para Katedrales së qytetit për një tubim paqësor, në shenjë proteste dhe kërkese ndaj UEFA-s për të mos dënuar skuadrën e këtij qyteti.

Aktiviteti u organizua për të treguar solidaritet ndaj klubit dhe mbështetje të plotë në një moment kulmor që mund të përcaktojë të ardhmen e tij. Inspektorët e UEFA-s kanë kërkuar në raportin e tyre që Sjkënderbeu të dënohet me 10 vite pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare dhe me 1 milion euro gjobë.

Organizatorët kanë hartuar një peticion i cili do të nënshkruhet dhe më pas do t’u dërgohet ndërkombëtarëve para se këta të fundit të marrin një vendim rreth ngjarjes në fjalë, me shpresën që ai të ndikojë disi në masën që pritet të jepet për klubin. /vipsport.al/

Related Posts