Transformimi i Lenjanit, nga i padëshiruar në i paprekshëm

Ermir Lenjani duket se ka arritur të bindë teknikun e ri italian të Sionit, Jakobaçi. Lenjani është rikthyer me ekipin e parë të Sionit nën drejtimin e tij dhe prej disa ndeshjesh ai aktivizohet si titullar i padiskutueshëm.

Aktivizimi i Lenjanit është një sinjal i fortë besimi ndaj lojtarit të cilin në janar nuk e morën as në fazën përgatitore. Për disa kohë, Lenjani është stërvitur me ekipin e të rinjve të Sionit, ndërsa gjatë janarit klubi deklaroi si ai ishte në shitje.

Me Lenjanin titullar, ekipi i Sionit fitoi ndeshjen e sotme përballë Luzanës me rezultatin 3-1. Ky rezultat i mundësoi që hyjë në garë përsëri për të qëndruar në Ligën e Parë zviceriane. Aktualisht Sioni ndodhet në vendin e fundit, por tani me vetëm 4 pikë larg vendit të 9 që mbahet nga Thuni dhe  të siguron mbijetesën. /vipsport.al/