Tirana “zgjohet” vonë, Guri dërgon i vetëm Kukësin në gjysmëfinale (VIDEO)

Ekipi i Kukësit ka arritur të fitojë ndaj Tiranës me rezultatin 1-0, në takimin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë.

Takimi i parë kishte përfunduar me rezultatin 1-1, teksa në këtë 90 minutësh pritej gjithçka nga të dy ekipet. Ze Maria kishte vendosur t’ia besonte mesfushën Mugunës, ndërsa te Kukësi nuk kishte shumë ndryshime.

Ajo që mund të thuhet në 45 minutat e para, ishte një takim për t’u harruar plotësisht nga Tirana. Kukësi gjen avantazhin lehtësisht në minutën e 4 me anë të Gurit, ndërsa Lika mban në lojë miqtë duke evituar golin e dytë.

Miqtë nuk kanë arritur ta vënë asnjëherë në provë Frashërin, pavarësisht disa goditjeve të gabuara nga distanca. Në pjesën e dytë ekipi i Ze Marias është zgjuar duke krijuar më shumë volum loje, teksa në minutën e fundit fati i mohon golin e barazimit Tiranës.

Minutë pas minute

90’+4′ Përfundon gjithçka. Kukësi-Tirana 1-0.

90’+3′ Largohet Bakaj. Në vendin e tij futet Idrizi.

90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 4 minuta shtesë.

89′ Tirana humb rastin më të pastër në këtë takim. Krosimi i Karabecit gjen goditjen e Ngos, por ky i fundit ndalet nga shtylla.

84′ Bakaj godet në portën e Likës me një top i cili është devijuar edhe nga një futbollist i Tiranës, por Lika tregon edhe njëherë klasin e tij në këtë takim.

82′ Ndëshkohet me karton të verdhë Hoxhallari për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Baldes.

80′ Sentamu reklamon një penallti në zonën e Kukësit pas ndërhyrjes së Musollit, por nuk ka asgjë për kryesorin e takimit.

75′ Ndizet takimi në Kukës. Daja dërgon një krosim të rrezikshëm nga e djathta, ndërsa Ngo për pak sa nuk e ka shtyrë topin drejt rrjetës.

72′ Ka një debutim te Kukësi. Balde merr vendin e Kales.

68′ Tjetër zëvendësim te Tirana. Largohet Cake, në vendin e tij Halili.

67′ Greca humb shansin e artë për të barazuar. Futbollisti i Tiranës u gjend i vetëm në zonën e Kukësit, por gjuajtja e tij ishte e gabuar, duke mos shenjëstruar saktësisht portën e Frashërit.

66′ Elis Bakaj kërkon të surprizoj portierin e Kukësit me një goditje nga larg, por pret Frashëri.

60′ Tirana provon të ketë zotërimin e topit për të ndëshkuar ekipin e Kukësit, por asgjë për t’u theksuar deri në këtë minutë, perveç gjuajtjes së Sentamut.

51′ Ngo ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të një momenti nervozizmi në fushën e lojës.

50′ Bakaj pengohet në afërsi të zonës. Arbitri akordon një goditje dënimi, ndërsa vendasit kërkojnë një penallti. Momenti është i dyshimtë.

48′ Sentamu pranë barazimit, por Frashëri bën mrekullinë. Një gjuajtje e befasishme nga ana e Sentamut, ka gjetur reagimin e portierit të Kukësit që i mohon golin Tiranës.

46′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Muguna, në vendin e tij Celhaka.

46′ Nis pjesa e dytë. Këtë herë janë miqtë ata që shkelmojnë topin nga mesi i fushës.

45′ Rrumbullaku tenton të shënojë nga një distancë e konsiderueshme me një goditje dënimi, por grushton sërish Lika. Nuk ka minuta shtesë. Mbyllet e para, Kukësi-Tirana 1-0.

39′ Ka një karton të verdhë për Zderiç pas një ndërhyrje të gabuar.

36′ Heroi është Lika. Portieri i Tiranës pret dy goditje të menjëhershme të Dzaria dhe Kale.

34′ Tirana provon të organizohet, por ekipi i Pakult thyen çdo aksion të bardhebluve.

29′ Bakaj pranë golit të dytë. Futbollisti i Kukësit tenton nga një distancë e afërt me një goditje dënimi, por Lika mban në lojë Tiranën.

23′ Miqtë tentojnë sërish në krahun e majtë. Gjuajtja e Grecës kalon sipër portës së mbrojtur nga ana e Frashërit.

17′ Ndërhyrje e rrezikshme e Asion Dajës në mesin e fushës ndaj Gurit. Ka karton të verdhë për mesfushorin e Tiranës.

14′ Hoxhallari shfaq pasiguri në krahun e majtë, por Kale nuk arrin të shfrytëzoj në mënyrën e duhur gabimin e kundërshtarit. Topi përfundon në duart e Likës.

10′ Hoxhallari del bukur në krahun e majtë pas një kombinimi me Grecën, por krosimi i tij është për t’u harruar.

4′ Guri ka gjetur avantazhin, teksa ka shfrytëzuar në mënyrën e duhur krosimin e Bakajt. Gjuajtja me kokë e shkodranit ndalet në rrjetën e Tiranës. Kukësi-Tirana 1-0. 

2′ Tirana hidhet menjëherë në sulm. Greca dërgon një top të rrezikshëm në krahun e djathtë, por bllokon gjithçka Hoxha, duke i dhënë vetëm një goditje këndi kundërshtarit.

1′ Nis takimi. Vendasit shkelmojnë topin e parë.

Kukësi-Tirana 1-0 (Guri 4′)

KV: Zderiç 39′ / Daja 17′, Ngo 51′

Kukësi: Frashëri, Zderic, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Shkodra, Dzaria, Imami, Kale (Balde 72′), Bakaj (Idrizi 90’+2′), Guri; Trajner: P. Pacult

Tirana: Lika, Kërçiku, Musa, Cake (Halili 68′), Hoxhallari, Daja, Karabeci, Greca, Muguna (Celhaka 46′), Sentamu, Ngo; Trajner: Ze Maria

Related Posts