Tirana kërkon gjyqtarë me stemën e FIFA-s për ndeshjen në Kukës

Tirana luan nesër në Kukës ndeshjen e kthimit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ka barazuar 1-1 në ndeshjen e parë në kryeqytet, ku në fakt pati shumë polemika për gjykimin. Konkretisht, Tirana ka pretenduar për një 11-metërsh, që pas përsëritjes rezultoi se ishte i tillë, si dhe ka kontestuar kartonin e kuq për mbrojtësin Turtulli.

Për këtë arsye, nga klubi bardheblu është mnenduar t’i kërkohet FSHF-së që ndeshja e nesërme në stadiumin “Zeqir Ymeri” të gjykohet nga gjyqtarët me stemën e FIFA-s.

Enea Jorgji ishte para pak ditësh në Kukës dhe ekipi vendës pati kontestime për të, kështu që në “lojë” mbeten dy gjyqtarët e rinj me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti dhe Juxhin Xhaja. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë sektori përkatës në FSHF në lidhje me këtë çështje.

Vipsport.al