Taulant Xhaka dhe Bazeli nuk e marrin veten nga Siti, humbasin edhe në kampionat

Një disfatë ndaj Mançester Sitit në “Champions League” që i shoqëron edhe në kampionat.

Ekipi i Bazelit thuajse është eleminuar që në ndeshjen e parë përballë ekipit anglez, pasi e ka humbur ndeshjen e parë me rezultatin 0-4. Por tashmë situata është ndërlikuar shumë edhe në kampionat.

Këtë herë Bazeli ka humbur 0-2 përballë St Gallen duke ia vështirësuar vetes punën për fitimin e titullit kampion, pasi gjendet 6 pikë larg kryesuesve të Jang Bojs dhe me një takim më tepër të zhvilluar. Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti e kanë nisur këtë takim si titullar por pa mundur të ndryshojnë asgjë në rezultatin e ndeshjes. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/