Takim gjithpërfshirës nesër në Lushnjë, diskutohet e ardhmja e skuadrës dhe trajnerit

Pas një takimi të sotëm mes Kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe dhe trajnerit Hysen Dedja, është vendosur që nesër, në orën 10:00, të ketë një takim të dytë, ku pjesëmarrës do të jenë të gjithë drejtuesit e klubit myzeqar, stafi teknik dhe futbollistët e skuadrës.

Trajneri Dedja ka pasur disa kërkesa ndaj drejtuesve dhe sot i ka paraqitur edhe dorëheqjen kryebashkiakut Tushe, i cili nuk e ka pranuar dhe ka menduar që nesër të ketë një takim më të gjerë për të diskutuar situatën e fundit dhe të ardhmen.

Është kërkuar nga trajneri Dedja që në takim të jetë e pranishme dhe media sportive, që ta pasqyrojë situatën siç është realisht. Nesër pritet të ketë zhvillime, ku në qendër të vëmendjes do të jetë rruga që do të zgjidhet për të ardhmen e futbollit lushnjar dhe jo thejsht qëndrimi ose jo në Superiore. Priten edhe lëvizje konkrete. Vipsport.al